Reforma zgjedhore/ Zyrtarja e SHBA: “Udhëheqësit shqiptarë të japin shembuj të mirë”

Leyla Moses-Ones, e ngarkuara e SHBA-ve në Tiranë dhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, kanë zhvilluar një takim për sensibilizimin ndaj sëmundjes së kancerit.

Në fjalën e tij, Soreca ka thënë se në Shqipëri evidentohen rreth 7700 raste me sëmundje kanceri, shifra këto që janë konfirmuar nga OBSH.

“Në fakt kanceri i gjirit është kanceri më i përhapur në BE. Sipas të dhënave të BE, gjasat që një femër,  të zhvilloi  kancerin është 1-8 gra. Ndërkohë në Shqipëri janë rastet e reja janë 7700 në vit. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 88-të. Këto siç e thashë janë shifra të OBSH dhe këto shifrat janë shumë të rëndësishme për të kuptuar fenomenin.  Ne ju bëjmë thirrje palëve të lexojnë këto rekomandime dhe t’i bëjnë pjesë të punës së tyre.

Gjashtë viteve të fundit BE-ja ka investuar shumë në tregun e punës, por ka nihmuar edhe grupet vulnerabël, siç janë edhe gratë e prekura nga kanceri. Ne po përgatisim një program të ri, që do të fokusohet në këto çështje. Unë kam angazhim personal, që ky program të shkojë përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Me kënaqësi konstatoj se kemi këtu persona të ndryshëm nga shoqëria”, u shpreh Soreca.

Ndërkaq, Leyla ka kërkuar që udhëheqësit shqiptarë të jenë më vigjilentë dhe të punojnë për interesin e vendit, ku edhe ka kujtuar reformën zgjedhore në vend.

“Investimi tek gratë i ndihmon vendet të arrijnë paqe dhe begati më të madhe. Gjatë viteve të fundit ambasada e SHBA ka mbështetur angazhimin, politik-social dhe politik të grave në Shqipëri. Unë do të doja të ndaja me ju diçka personale. 12 muaj më parë humba nënën time për shkak të kancerit. Unë e di personalisht se kanceri i gjirit ndikon tek të gjithë ne. Kanceri i gjirit nuk njeh kufij dhe është i verbër ndaj privilegjeve. Diagnoza e kancerit është tragjike për njerëzit. Studimi tregon se punonjësit e Shqipërisë të punojnë për të ndihmuar gratë, veçanërisht ato me sëmundjen e grave me kancer. Koha është tani dhe mundësia është këtu. Udhëheqësit  duhet të japin një shembull të shkëlqyer, ndoshta edhe për një reformë zgjedhore dhe kjo është e mundur”, tha Moses.

Ju mund të pëlqeni dhe këto