Reforma Zgjedhore, Kryemadhi: “Detyrimet e opozitës mbaruan, 8 kushtet i takojnë mazhorancës t’i plotësojë”

Monika Kryemadhi është shprehur ditën e sotme se me firmosjen e dokumentit me 8 pika për Reformën Zgjedhore, detyrimet e opozitës kanë mbaruar.

Kryetarja e LSI ka thënë se i takon mazhorancës të plotësojë 8 kushtet, duke theksuar se ka punuar me përgjegjësi që të ecet sa më shpejt për reformën.

“Përgjegjësia e vetme e opozitës, që ishte konsensusi për reformën zgjedhore dhe implementimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR, ishin për të treguar se opozita ka qenë gjithmonë e gatshme për reformën zgjedhore. Axhenda opozitare do të jetë njësoj, për aksionin politik, hap pas hapi jo vetëm në realizimin e detyrimeve që kemi ne, por do vazhdojmë të intensifikojmë veprimin tonë politik, jo vetëm me denoncime por edhe me mjetet demokratike të protestës që janë të domosdoshme”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, “Në 9 kushtet e Bundestagut, që janë kushtet e Evropës, pika që ka detyrim opozita është vetëm miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj është detyrim i maxhorancës, pikat e tjera kanë lidhje vetëm me të, opozita nuk është pjesë e as përgjegjëse”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto