Reforma Zgjedhore/Hajdari mban ftesën të hapur për PD, Gjiknuri: “Reforma miratohet nga Kuvendi”

Ditën e sotme, është zhvilluar për dy orë rresht mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Pas kësaj mbledhje, ka folur Damian Gjiknuri.

Ai u shpreh se PD nuk ka sjellë asnjë propozim për këtë reformë, ndërsa ka theksuar se atë e miraton Kuvendi. Kështu, Gjiknuri ka lënë të nënkuptohet se reforma mund të kalohet dhe pa miratimin e opozitës shqiptare.

Ndërkaq, bashkëkryetarja e këtij Komisioni, Rudina Hajdari, është shprehur se ftesa për Reformën Zgjedhore për PD mbetet e hapur. Ajo ka thënë se s’do të ketë reformë me dy faza, por një tërësore.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Partia Demokratike refuzoi ftesën e Gjiknurit për të qenë pjesë e kësaj tryeze. Ajo theksoi qëndrimin e saj për 5 kushtet që vendosi për shumicën që të marrë pjesë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto