Flower
Flower

Reaguan mbi mos dekretimin e Cakajt, flet Meta: Integriteti i Kosovës i padiskutueshëm për mua

Në një kohë kur mos dekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga ana e Presidentit Ilir Meta solli reagime të ndryshme, ky i fundit ka reaguar sërish.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Meta mbështet vendimin e tij, duke thënë se integriteti i Kosovës për të është i padiskutueshëm.

#Pavarësia, integriteti territorial i #Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të #padiskutueshme për Republikën e #Shqipërisë deri në sekondën e fundit si #President i vendit tim“, shkruan ai.

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë propozimin e kryeministrit Edi Rama. Në arsyetimin e tij, Meta thekson se Cakaj ka aplikuar për certifikatë sigurie pranë Ministrisë vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si Zëvendës Ministër i MEPJ.

“Sipas konfirmimit shkresor të MEPJ dhe DSIK, z. Gent Cakaj ka plotësuar formularin e aplikimit vetëm më datë 03 janar 2019 (3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ).”-thuhet në arsyestimin e kreut të shtetit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto