Reagon ish deputeti Boçi pas komandimit të Bernard Dostit si rektor i UT: “Rama minoi autonominë universitare”

Pas komandimit të Bernard Dostit si rektor i UT nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, fill pas pezullimit në këtë detyrë të Mynyr Konit, ka ardhur reagimi i ish deputetit të PD, Luciano Boçit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Boçi thotë se me këtë vendim kryeministri Rama i ka vënë minat autonomisë universitare.

“Edi Rama me këtë vendim i ka vënë minat autonomisë universitare. Vendimi për të emëruar një rektor të ri është antikushtetues dhe në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë. Ministrja nuk ka kompetencë të vendosë një rektor të ri, pa pritur vendimin e Presidentit të Republikës. Rama bëri atë që nuk e bëri dot Shullazi. Në lidhje me këtë rast të paprecedent, Ministrja e Arsimit duhej shkarkuar. Mbrojtja e saj tregon haptazi se Edi Rama kërkon të kapë universitetin”, shkruan Boçi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto