“Ramës i pëlqen ideja e sulltanit, Basha pëlqen idenë ruse të qeverisjes”, Rudina Hajdari hedh akuza të forta

Deputetja Rudina Hajdari i ka bërë thirrje shqiptarëve që të ndëshkojnë me votë më 25 Prill “3-4 personat” që pasurohen në kurriz të tyre, ku ka bërë një krahasim mes Bashës dhe Ramës për modelin qeverisës.

“Kemi një kryeministër që i pëlqen modeli turk i qeverisjes. I pëlqen ideja e të qenit sulltan, të shkruarit termane natën. Kurse ai që është jashtë, pëlqen idenë ruse të qeverisjes. Ata që janë kontribute në PD ai i shpall armiq. Këta nuk e duan procesin e integrimit europian sepse do të thotë më shumë fuqi për qytetarët, për ligjin, për Kushtetutën, më pak ose aspak për 3-4 persona që e katandisën Shqipërinë me një bilanc negativ”, tha deputetja.

Ajo ka ftuar qytetarët të bëjnë kthesën më 25 Prillit. “Për 2 muaj ju do të merrni një vendim të rëndësishëm me votën tuaj. Mos mbështesni më pasurimin e 3-4 personave në kurrzin tuaj. Në prill ne do fillojmë kthesën e këtij kombi. Kosova e nisi. Forca qytetarë shqiptarë, mos kini më frikë nga këta”, shtoi Rudina Hajdari.

Ju mund të pëlqeni dhe këto