Rama zbulon pse u falën gjobat: “Unë me gjobën kam raport strikt, nuk është ai qëllimi”

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat nga selia e PS, ku ka prezantuar platformën “Deputeti që duam”.

Prej andej, Rama ka folur mbi gjobat në rast të moszbatimit të vendosjes së maskave në ambientet e jashtme dhe të brendshme.

“Kjo është një betejë e komplikuar, luftë, pavarësisht se disave nuk i pëlqen përdorimi. Duhet ta përballojmë të gjithë së bashku, është luftë nervash.

Sjellja e shumicës se shqiptarëve ka qënë pozitive, mbresëlënëse, mbajtja e maskave sot është 99% me një sy të parë, ndërkohë që gjobat që janë vënë janë aminstuar në një moment të caktuar për të dhënë dhe një mesazh tjetër që nuk është çështja e frikë, s’është çështja e një dëshire apo nevoje që ne të fusim duart në arkën e familjeve që të marrim përmes gjobave para që në këto kushte është shumë e vështirë.

Për sa i përket gjobave tani, nuk është ky qëllimi, dëshira. Unë me gjobën kam raport strikt, nuk i kuptoj ato që thonë se gjobat janë të larta, janë të ulta, do të jenë më të larta”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se vizita e tij drejt Gjermanisë nuk ka të bëjë me një takim me kancelaren Merkel, për të cilën thotë se bisedon vazhdimisht në telefon dhe jo cdo gjë bëhet publike.

“Ju kam thënë rrini larg pusetës digjitale të Saliut por nuk më dëgjoni se aty ka shumë lëndë helmuese luftarake dhe ju corientojnë. Me kancelaren jam takuar sic takohet këtë periudhë përmes ko,pjuterit, kemi diskutuar për të gjitha ato që mund të diskutonim dhe nuk kuptoj se cila do të ishte arsyeja që të shkoja në Gjermani të takoja kancelaren.

Me kancelarin flasim edhe telefonikisht dhe jo gjithmonë duhet bërë publike. Por nuk do e takoj kancelaren, as herën tjetër nuk isha në takim me të. Në pusetën digjitale futen hundën, mbeten këmbët bremda”, tha Rama duke e lënë mister arsyen e vizitës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto