Rama: “Vlonjatët do dalin në ora 7 të shajnë virusin nga motra, kanë mbështetjen time si deputet”

Nëpërmjet një videoje në Facebook, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se orari 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës, do të funksionojë për gjithë javën që vjen.

Në këtë video, Rama ka thënë se ka lexuar nëpër rrjete sociale se vlonjatët do të dalin nëpër ballkonet e shtëpive dhe do shajnë koronavirusin nga motra. Me tona humori, kreu i qeverisë thotë se i mbështet si deputet i kësaj zone.

“Më mirë turfulloni e hidhuni përpjetë sot nga sikleti po në shtëpinë tuaja sesa ta qepnit përgjithmonë në arkivolë që shëtit me makinë ushtrie rrugëve për të gjetur ndonjë copë varr. Nga tani deri të hënën asnjë hap jashtë shtëpisë.

Më shkruanin nga Vlora se paskan vendosur të dalin në 7 në ballkon të shajnë virusin nga motra. Çudi si duruan kaq gjatë që nuk u morën më herët me motrën e kompetentit që po  çmend botën. Por u jap të gjithë mbështetjen si deputët i Vlorës me kusht që ta bëjnë nga ballkoni e të mos bëjnë xhap jashtë derës”, tha Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto