Rama u drejtohet sërish studentëve: “Do shihemi para festave?”

Sot është dita e 13 e protestës së studentëve, ndërsa kryeministri Edi Rama vazhdon që t’u kërkojë atyre dialog.

Ai ka vazhduar me postimet në Instagram, ku së fundmi ka publikuar një Instastory duke iu kërkuar studentëve që të takohen para festave.

“Do shihemi para festave?”, ka pyetur Rama në këtë foto, ku ka kapur pemën e Vitit të Ri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto