Flower
Flower

Rama u bën premtimin lezhjanëve: “Do të nisi ndërtimi i rrugës së Torovicës”

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka qenë në një takim me banorët në Lezhë, ku është shprehur se këto ditë do të nisi ndërtimi i rrugës së Torovicës.

“Sot patëm mundësinë të bëjmë disa  vizita në sipërmarrjet e Lezhës, sipërmarrje njerëzish me opsion dhe me vullnet dhe të gjithë më konfirmuan se sipërmarrja e tyre është rritur. Se perspektiva e punës së tyre është më e mirë sot”, u shpreh Rama.

Po ashtu, Rama nuk ka kursyer ironitë  ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës, për lapsusin e bërë disa ditë më parë mbi uljen e çmimit për ‘litër  të energjisë elektrike”.

“Energjinë 300 lekë për litër. Janë të dy 300 lekë për litër. Thua e thua çfarë të thuash, ajo që vlen ama është ballafaqimi me faktet dhe me rezultatet. Sot unë jam këtu për t’ju thënë se ne kemi  nevojë ta kemi bashkinë e Lezhës në krah.

Unë nuk bëj politikë me marrjen e rolit të prokurorit, as nuk jap dënime paraprake, por me thënë të drejtën kur e shoh  kryetarin e opozitës në krah me kreu e bashkisë së Lezhës, që është i akuzuar për vjedhje pronash. Ka një problem të madh me të gjithë ata që i shkojnë pas dhe i besojnë”,  nënvizoi Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto