Rama publikon videon: “Mbi 60 mijë punonjës do t’u rritet paga në 2019”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar një video, në të cilën tregon se mbi 60 mijë punonjës do të përfitojnë nga rritjet e pagave në 2019/

Në këtë video thuhet se Buxheti 2019 do të financojë mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar.

Përkatësisht, 1 miliard lekë për rritjen e pagave në shëndetësi, ku 4650 mjekë përfitojnë rritje page 7%, 13 765 infermierë, laborantë, ndihmës mjekë përfitojnë rritje page mesatarisht 7%. 1.37 miliardë lekë për rritjen e pagave në arsim: 35 873 mësues e staf mësimor të arsimit parauniversitar përfitojnë rritje page 7%, etj.

MIRËMËNGJES 😀dhe me këtë videoinformacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve me Buxhetin e vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë 🌹#eGjithëVëmendjaPërJu

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 5. Dezember 2018

Ju mund të pëlqeni dhe këto