Rama publikon foton nga protesta: “Sharrat e Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit e gjymtuan protestën tuaj”

Ditën e sotme një numër i madh studentësh po qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë në pritje të plotësimit të 8 kërkesave nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

E ndërsa studentët presin jashtë godinës, Rama ka publikuar një foto të tyre të kapur nga lartë teksa qëndrojnë para Kryeministrisë dhe që duket veçse një grup i vogël njerëzish.

Ai u ka bërë thirrje studentëve sërish për dialog, ndërkoh që thotë se Kryemadhi dhe Basha u kanë gjymtuar protestën e tyre.

“Sharrat e Doktorresh Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU🤗 Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog#Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin”, shkruan Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto