Rama nuk i ndahet Kadastrës së Durrësit: “KÇK do ta çojmë në parlament, kr*mi s’do t’i gëzojë paratë”

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot për grupin KÇK në rradhët e drejtësisë gjatë takimit për platformën e bashkëqeverisjes.

Kreu i qeverisë ka thënë se ka kohë që në Kadastrën e Durrësit vepron një grup kriminal dhe për këtë, ka thënë ai, do të përgatitet një ligj që do të heqë nga sistemi personat e inkriminuar.

“Sot vazhdon të jetë e vështirë dhe e pamundur që të shkosh në gjykatë, jemi në kushtet kur ka nisur pastrimi i drejtësisë. Pra, që do t’i kapi fshesa ata që janë veshur me petkun e ligjit dhe funksionojnë si organizatë grabitësish ordinerë.

Për KÇK-në, siç e kam lajmëruar, ne do të çojmë në parlament edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të tyre. Nuk mund të them më shumë për momentin. Herët ose vonë, qeveria do të ndërmarrë një fushatë për goditje frontale ndaj KÇK-së’’, tha Rama.

“Kadastra e Durrësit, rreth kriminal prej shumë vitesh, krimi nuk do t’i gëzojë paratë e grabitura”, u shpreh Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto