Rama ndan historinë e trishtë: “Pashë njeriun tim të dashur të kthehej nga koma, sot atje 6 mijë viktima”

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se sot mund të kishte një debat tjetër, atë të kolapsit shëndetësor. Rama ka ndarë një histori ku ka shkuar vite më parë në një spital në Amerikë dhe pa njeriun e tij të dashur të kthehej nga koma.

“Sot mund të kishim një debat tjetër. Një kolaps shëndetësor, një luftë që shumë shtete më të zhvilluara se ne e humbën. Jeta më ka çuar disa vite më parë në spitalin e Massachusetts, për një njeriun tim të dashur. Kam menduar, kjo është dora e Zotit se s’ka mundësi. Kam parë atë qënie për të cilën do të jepja jetën time, të kthehej nga koma.

Sot në atë vend, në atë spital numërohen 6 mijë të vdekur me vetëm 2-fishin e popullsisë. Por si çdo sukses, edhe ky ka koston e vetë. Rritja e përditshme e atyre që thonë se ishte lojë. E atyre që thonë se diktatori mbylli shqiptarët, e me zinxhir lejesh i detyroi të hynin në botën dixhitale dhe të vuanin padrejtësisht internimin”, ka deklaruar kreu i qeverisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto