Flower
Flower

Rama mocion për shkarkimin e Metës, Basha: “Vendi drejt një grushti shteti”

Kryeministri Edi Rama ka dërguar në Kuvend për debat mocionin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Fill pas deklaratës së Ramës, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për mediat, duke thënë se vendi është drejt një grushti shteti.

“Shipëria po shkon drejt një grushti shteti me Edi Rmën në pushtet. Në këto kushte kur nuk ka asnjë iluzion e pikë dyshime se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, paratë e drogës, kërcënimi i votuesve nga shit-blerja masive e votës, nga Avdylajt në Shijak tek Shuillazët, nga Bajrat tek Habilajt nga Sanxhaktarët tek bandat e çobenjve në Korçë”, është shprehur Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto