Rama: “Merret peng aeroporti nga Meta e Berisha, por kanë gjetur kryeministrin e gabuar”

Kryeministri Edi Rama nga Tepelena ka komentuar pezullimin e funksionimit të aeroportit të Rinasit. Sipas Ramës, kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të një grupi të nxitur nga Presidenti Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha.

“Duhet të vazhdojmë vaksinimin masiv. Unë nuk mund të shmang diçka që ka ndodhur para pak orësh, ju jeni informuar sigurisht. Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, është marrë peng aeroporti “Nënë Tereza”, nga një grup i nxitur nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha ka dalë hapur prej ditësh duke e nxitur këtë gjë. Meta ke hedhur një gur leshko dhe pasi ka fshehur dorën e ka lënë të kuptohet pa dashje se është pjesë. Çdo shqiptar e kupton sigurisht se si Ilir Meta dhe Berisha janë të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë akt.

Sot duhet të mbërrinte në aeroportin “Nëne Tereza” sasia tjetër e vaksinave, por nuk do të jetë e mundur. Megjithatë i kanë bërë llogaritë gabim, kanë gjetur kryeministrin më të gabuar. Kanë shfrytëzuar një grup kokash të nxehta dhe kanë përfshirë në operacion edhe të tjerët. U bëj thirrje edhe atyre të tjerëve që të kthehen në detyrë një orë e më parë. Paga u është ulur për shkak të pandemisë dhe marrin pak a shumë 2 mijë e 400 e ca dollarë, e duan të plotë se nuk pranojnë të punojmë me kaq. Bllokojnë vaksinat, kthimin në atdhe, ata që kanë prerë biletën dhe duan të ikin. Këta të gjithë nuk janë socialistë. Janë qytetarë që goditen në mënyrë ogurzezë për të ardhmen e këtij populli”, tha Rama.
/span>

Ju mund të pëlqeni dhe këto