Rama mbi vizat e shqiptarëve në Holandë: “Nuk ndodh, s’po e gëlltis dot festën e opozitës”

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend mbi vendimin e Parlamentit të Holandës për të rikthyer vizat për shqiptarët.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se kjo gjë nuk do ndodhi, pasi duhet të ketë mosplotësim të disa kritereve nga Shqipëria dhe të vuloset nga KE.

“Është një procedurë parlamentare e cila s’ka asnjë implikim të drejtpërdrejte në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Të gjithë duhet ta kenë parasysh se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive, asnjëra prej të cilave nuk përkon me faktorin shqiptar në Holandë. Ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë e Holandës në fjalën e tij reagoi duke thënë pikërisht këtë, që s’ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për të adresuar këtë problematikë në Kuvendin e tyre”, tha Rama.

Janë disa kritere teknike, tha Kryeministri të cilat velërsohen nga Komisioni Europian dhe pikërisht ky komision ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100%, duke shtuar se pikërisht vendimin përfundimtar për heqjen e vizave e ka KE. Gjithashtu, ai ka thënë se nuk mund të gëlltisi dot ‘festën e nisur në Tiranë nga opozita.

Ju mund të pëlqeni dhe këto