Rama mbi protestën e studentëve: “Tarifa e mbetësve është kërkuar nga universitetet”

Pas protestave të studentëve në lidhje me vendosjen e tarifës mbi provimet e mbartura, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama është shprehur se VKM e tarifës së mbetësve është kërkuar nga universitetet dhe atë nuk e përcakton ministria, por shkollat.

“Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4.Efekti i VKM nis vitin tjetër 5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”, shprehet Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto