Flower
Flower

Rama mbi integrimin e dy vendeve në BE: “Rusia nuk është vend tifoz i vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev, prej nga ku janë diskutuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se Rusia nuk një vend tifoz i BE-së dhe ndaj nuk mund të ketë tifozllik për asnjë vend të Ballkanit Perëndimor.

“Rusia nuk është një vend tifoz i BE dhe i zgjerimit të saj dhe natyrisht nuk mund të ketë tifozllik për asnjë vend të Ballkanit Perëndimor dhe kjo nuk është sekret sepse tashmë dihet. Ndërkohë që ne kemi një axhendë kombëtare kryefjala e të cilës është të bashkohemi në familjen evropiane. Sa herë kjo axhendë cenohet aq herë kush nuk është tifoz i Evropës dhe BE, integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor sheh një oportunitet, kaq”, tha Rama gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev e cilësoi Shqipërinë si një vend mik dhe tha se dy vendet duhet të përmirësojnë kushtet që të integrohen në BE.

Kjo është vizita e parë zyrtare, e Zaev që pas ndërrimit të emrit. Në këtë vizitë ai shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikola Dimitrov.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të pritet në një takim nga Kreu i parlamentit Gramoz Ruci e personalitete të tjera në vend.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto