Rama kërkon mandatin e tretë, PD: Ai s’do bëjë asgjë nga këto që thotë pas zgjedhjeve

Partia Demokratike i është përgjigjur sërish deklaratave të Edi Ramës, i cili kërkon një mandat të tretë qeverisës.

Në një postim në Facebook, PD i drejtohet kryeministrit dhe të gjithë shqiptarëve që do të mbajnë premtimet dhe nëse nuk e bëjnë këtë gjë, nuk do kërkojnë mandat të dytë.

Reagimi i PD-së:

Jemi të lumtur që shikojmë se Edi, më në fund, e kuptoi ashtu si gjithë shiptarët, se plani ynë do ta çojë Shqipërinë para, ndaj edhe ka filluar të kopjojë pjesë të tij.
Po të gjithë e dinë se pas zgjedhjeve, ai s’do të bëjë asgjë nga ato që thotë.
Edi e do mandatin e tretë që të vazhdojë të mos bëjë asgjë.
Nëse s’keni bërë asgjë në 8 vjet, s’do të bëni as në 4 të tjerët.
Edi e ka lënë në vend numëro Shqipërinë, ne do ta çojmë përpara.
Ne do të zbatojmë gjithë planin tonë kur të fitojmë dhe nëse nuk do ta bëjmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë.
Këtë bëjnë kryeministrat e vërtetë.
Kështu fiton Shqipëria.

Ju mund të pëlqeni dhe këto