“Rama gjobëvënës pa asnjë plan për ekonominë”, Basha: “Veliaj, vemje që do e padis të hënën”

Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për mediat sot ka ripërsëritur thirrjen drejtuar qeverisë për të rimbursuar pacientët me Covid-19, për të dhënë ndihmë për mjekët dhe për të pajisur me tableta fëmijët në shkolla.

Gjithashtu, Basha ka kërkuar uljen e normave të interesit për kreditë me garanci sovrane. Ndërkaq, Basha e ka quajtur kryeministrin Edi Rama një ‘gjobëvënës’, ku ka garantuar shqiotarët se ata që janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve, nuk do shpëtojnë nga dëshkimi.

I pyetur gjatë bashkëbisedimit me gazetarët për akuzat e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se PD është kthyer në një bandë gjobëvënëse që SPAK duhet ta hetojë dhe se kryetari, ka shitur kauzat politike për vila dhe para, Basha tha se do e padisë Veliajn.

Inceneratorët janë aferë e pastër kriminale. Pyetja është se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve?! Ku janë?! Është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë në mënyrë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës. Rama s’ka asnjë plan as për pandeminë, as për ekonominë. Ai është vetëm një gjobvënës. Asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do njihet. Për të tre gënjeshtrat e vemjes që bëhen për të shmangur vëmendjen nga aferat e tij dhe të shefit të tij është dorëzuar padi në prokurori. Për të tre aferat s inceneratorëve, fytyra dhe zëri i gënjeshtrës nuk do të shpëtojnë nga hetimi dhe ndëshkimi. Kosto e përpunimit të mbetjeve në Sharrë sipas projektit tonë do të ishte 12 euro/ton, ndërsa sot është 29 euro.Projekti ynë i studiuar nga Banka Botërore dhe GIZ, i konsultuar me grupet e interesit dhe qytetarët”, tha Basha. 

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

Posted by Lulzim Basha on Saturday, October 17, 2020

Ju mund të pëlqeni dhe këto