Rama fton të rinjtë të bëhen pjesë e PS, i kthen përgjigje Bashës: “Konferencë si sallë dasmash”

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat nga selia e PS, ku ka prezantuar platformën “Deputeti që duam”.

Gjatë fjalës së tij, Rama i ka bërë thirrje të rinjve t’i bashkohen PS.  “Ftesë e hapur për të gjithë ata që kanë ambicie, kurajo, të hyjnë në fushën e 25 prillit si pjesëtarë të skuadrës sonë. Ne i kemi praktikisht të miratuar kriteret në asamblenë kombëtare. Do të kenë të gjithë një adresë online ku do të çojnë një video, ku do të shprehin arsyet pse duan të bëhen pjesë, dhe pak dokumente të tjera, një CV personale dhe një letër angazhuese. Ne do të mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që do të vijnë nga të gjitha rrugët e jetës. Do të presim të rinj dhe të reja, jo vetëm në moshë, por edhe në ide”, u shpreh Rama.

Ndërkaq, Rama i është përgjigjur edhe kryedemokratit Basha që doli në një konferencë për mediat pak më parë.

Meqë u ankua sot Luli se nuk i shoh konferencat e tij. E pashë, nuk kisha parë ndonjëherë si ajo konferencë si sallë dasmash, habi e madhe. Nuk dëgjova njeri t’i thoshte si është puna me votimet që bëhen në parti”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto