Rama flet për çeljen e negociatave: Nëse hapen me Maqedoninë para Shqipërisë, është e dëmshme

Në një intervistë për Euroneës kryeministri Rama paralajmëroi vendet e Bashkimit Europian se do të jetë e dëmshme për rajonin nëse nisin bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë.

“Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet sepse e meriton por pyetja është: A na duhen konflikt për tu vlerësuar për atë që bën. Ne jemi gati në bazë të asaj që KE ka thënë dhe rekomanduar por në të njëjtën kohë ne duhet të përballemi që gjithnjë e më shumë me faktin se vendimi i Këshillit të Europës nuk varet nga ajo çfarë bëjnë shtetet por nga dinamikat politike të brendshme të vendeve të ndryshme të BE”, u shpreh kryeministri në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Euroneës Jack Parrock nga rezidenca e tij verore në Dhërmi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto