Flower
Flower

Rama: “Edukata e studentëve katastrofë, ka kod edukate edhe në kullat më të izoluara në male…”

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka folur mbi prezantimin e platformës së punësimit të studentëve, prej nga ku ka theksuar se edukata që ata kanë treguar këto javë është “katastrofë”.

“Kush është në master. Është investimi yt. Do ta bësh, bëje. Është një praktikë pune dhe kalkulimi i bërë nga ne, vetëm nga mbyllja e llotove ka shumë ndryshime. Edukata, katastrofë, e pabesueshme. Shqipëria ka pasur kod edukate edhe në kullat më të izoluara në male. Malësorët në fund të botës, ose banorët buzë detit pa dallim kanë patur në shtëpi një kod edukate. Prindërit sakrifikojnë. Shqiptarët statistikisht është populli që shpenzon më shumë për të arsimuar fëmijët jashtë për frymë. Janë shumë para që shpenzohen, prindërit në këtë vend. Këto para dihet shumë mirë se si i sigurojnë.   Programi do të jetë aktiv  menjëherë.  Do të hyjë në fuqi për ata që kanë mbaruar 2007-2018 dhe ata që kanë përfunduar tani. Unë dua  që në hipotekat, aluiznit, doganat, ty gjitha vendet do të jenë në shërbim të atyre që janë më të mirë.

Të gjitha ata që janë më të mirët do ta kenë  shansin. Prioritetin e parë do ta kenë ata që kanë mbaruar jashtë, e dyta ata që kanë mbarur universitetin publik, pastaj të gjithë të tjerët. kur të dilni, e di që do t’iu thonë: ju jeni të gjithë të FRESSH. e keni marrë parasysh këtë”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto