Rama bën deklaratën e fortë: “Kur ambasadorja amerikane thotë se po u vëzhgojmë nga larg, nuk më vjen mirë”

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur mbi ndryshimet që priten të kalohen sot në Kuvend, mbi hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se nuk i vjen mirë kur ambasadorja amerikane shprehet se po i shohin nga larg liderët e partive.

“Falenderoj edhe miqtë e partnerët për përfshrijen. Dua t’i dërgoj një mesazh dhe ta dëgjojnë ashtu siç është; mesazh nga një parlament sovran dhe një kryeministri përfaqëson një parlament sovran. KV thotë se shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi, gëzojnë këtë marzh, KV dhe OSBE nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë, nuk ka standarde në lidhje me shpërndarjen e mandateve, Këtë mesazh kanë shpërndarë në unison KV, OSBE dhe Gjykata e Strasburgut.

Ky është vendim i Republikës së Shqipërisë dhe na takon ne të vendosim ç’do të bëjmë. Nuk është vendim që e ndajmë me ambasadoren amerikane, edhe pse i respektojmë shumë. U bënë 30 vjet dhe nuk mund të bëhen edhe 30 të tjera nëse vazhdojmë të mos i themi gjërat siç janë. Nuk është përgjegjësia e SHBA, BE, etj që prej 30 vjetësh kërkojmë në anglisht zgjedhjen e problemeve shqiptare. Nuk është përgjegjësia e tyre, prandaj meritojnë respekt, por kur thotë ambasadorja amerikane që thotë do të vëzhgoj nga larg liderët e partivë nëse do ta mbajnë fjalën, nuk më vjen më mirë. Fare!”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto