Flower
Flower

“Për virgj.ëreshat që sot bëjnë moral”, Kryeministri Rama reagon pas raportit për lirinë e medias 

Pas publikimit të raportit për lirinë e medias në vend nga organizata botërore “Reporterët pa kufij”, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama u është përgjigjur kritikëve dhe atyre që bëjnë moral, duke i quajtur “virgjëresha”, që dikur rrihnin gazetarët.

 “Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”, ka shkruar Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto