“Puna më ka rënë që nga 2015, tani është vetëm për mbijetesë”, Basha nxjerr rrëfimin e pronarit të furrës së bukës

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka theksuar sot përmes një postimi në Facebook se njerëzit kanë nevojë për mbështetje në këtë kohë krize.

 “Njerëzit kanë nevojë për mbështetje sot! Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!”, shkruan Basha.

Në videon e publikuar, shfaqet rrëfimi i një pronari furre bukke, Bardhi Leka. Ai ka treguar se prej 2015, xhiroja ka rënë në mënyrë drastike, ndërsa thotë se shteti me politikat e tij të ngritura si kurthe për biznesin e vogël, e futi në skemën e TVSH në 2018.

Rrëfimi i Bardhi Lekës: 

Unë quhem Bardhi Leka. Kam hapur një biznes furrë buke që në vitin 2012. Filloi duke rënë puna në 2014-2015, filloi duke ra puna gjithë. Pastaj na futën dhe këtë skemën tjetër që prisni kuponat se nuk ka problem deri në, ta kaloni 20 milion lekëshin e vjetër që nuk ka problem. Ne e premë dhe na futën në skemën e TVSH-së pastaj. Në 2018-ën, në prill të 2018-ës, na futën në skemën e TVSH-së. Aty pastaj filluan dhe ranë të gjitha gjërat përtokë. Erdhi këtu i pari, erdhën këtu të gjithë tatimet, ke kalu këtë, ke kalu atë. Na futën me TVSH. Këtu tani është vetëm për mbijetesë o zotëri. Vetëm këtu po ta shikosh, te ekonomisti, se sa shkon kostoja. 600 mijë lekë i jap ekonomistit veç në vit, veç për këtë punë, se më bën bilancin muaj për muaj. Muaj për muaj është i detyruar ta bëjë. 40 mijë lekë TVSH në muaj, prap kosto shkon shumë rëndë. Drejt falimentimit!

Njerëzit kanë nevojë për mbështetje sot! Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!

Posted by Lulzim Basha on Saturday, October 17, 2020

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto