“Pse i duhet Elisës një mandat i tretë?”, Paloka zbulon grabitjen që iu bë Spiropalit në shtëpi

Ish deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar së fundmi mbi deklaratën e ministres Elisa Spiropali, e cila u shpreh se PS do të fitojë mandatin e tretë qeverisës.

Në një status në Facebook, Paloka shkruan se në janar të këtij viti Spiropalit i hynë disa hajdutë në shtëpi, ndërsa shtron pyetjen se pse i duhet një mandat qeverisës i tretë.

“Pse i duhet Elisës një mandat i tretë? Mos vallë sepse në janar të ketij viti i hynë hajdutët në shtëpi? Po në se i vodhën shtëpinë, pse nuk ka një denoncim zyrtar në polici ?!! Cfarë kanë vjedhur hajdutët në shtëpinë e ministres së Ramës , ish-drejtoreshë e doganave, që nuk e lejon të bëj denoncim në polici ?!! Prandaj i duhet një mandat i tretë , që të “kompensoj humbjet” dhe të barazohet prapë me kolegët ?”, shkruan Paloka.

Ju mund të pëlqeni dhe këto