PS dorëzon në Kolegjin Zgjedhor katër padi për 30 qershorin, kërkesa e tyre

Ditën e sotme, PS ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor katër paditë për rezultatin e 30 qershorit. Këto padi lidhen me mandatet për katër këshilla bashkiakë, për të cilët PS kërkon shpërndarjen.

Mësohet se paditë janë për bashkitë Konispol, Ura Vajgurore, Devoll dhe Kuçovë. Në këtë kërkesë, PS kërkon nga Kolegji që të shprehet sepse KQZ nuk mund t’i shpërndajë dot mandatet.

Që ta bëjë këtë, KQZ ka nevojë për 5 vota, por kryetari i saj, Klement Zguri, voton kundër. Kjo votë e Zgurit bllokon marrjen e bashkive nga kryetarët që fituan më 30 qershor pasi nuk nisin dot detyrën nëse nuk betohen në Këshillin Bashkiak.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto