“Prokuroria ka sjellë materiale copy-paste”, flet avokati i Tahirit: “Akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë”

Ndërsa trupa gjykuese ka marrë një pushim, avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, ka folur për mediat.

Haxhia është shprehur se mbrojtja e Tahirit ishte brilante dhe ish ministri e kishte shkruar vet. Më tej, ai tha se prokuroria ka sjellë materiale jo të bëra mirë.

12 vite burg?

Këtë unë e kam dëgjuar kohë më parë, dhe unë them që ky proces është i paragjykuar, paramenduar dhe paravlerësuar.

Nga kush paramendohet dhe paragjykohet?

Unë nxjerr konkluzion i nxjerr nga mënyra e sjelljes, dhe materialet janë gjykuar në Itali dhe Tahiri ka dalë i pafajshëm.

Ku është prova që ai ka shkelur ligjin?

Këtë pyetje kemi bërë që në fillim, se cilat janë këto episode dhe cilat janë ndihmat që ka bërë Tahiri, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Nëse Tahiri dënohet, çfarë do bëni?

Do respektojmë ligjin, do apelojmë vendimin.

Çfarë materialesh ka sjellë prokuroria?

Ka sjellë disa materiale copy-paste dhe ishin të marra keq, prandaj gjyqi duhet të ishte ndërprerë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto