Procesi i votimeve për delegatët e Kongresit të PS, Balla zbulon se si do bëhen zgjedhjet

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur mbi procesin e votimeve për delegatët e Kongresit të PS.

Balla ka bërë apel që të gjithë anëtarët e PS të marrin pjesë më 16 nëntor në këto zgjedhje, ku do të votohet në 4 mënyra. Kjo forcë politike do të testojë dhe votimin elektronik.

“Iu bëj një apel anëtarëve të PS, më 16 nëntor që në 8 të mëngjesit drejtohuni në qendrat e votimit, janë 362 qendra vetëm në Shqipëri do jenë edhe disa jashtë territorit, për të votuar për delegatët e kongresit të PS.

Në këto zgjedhje ne do aplikojmë për herë të parë të 4 format e mundshme të votimit, që aplikohet kudo në Botë: E para, ajo tradicionale me votimin klasik atë me fletë votimi.

E dyta, do të jetë një votim tërësisht elektronik në një prej njësive të Tiranës. Do e testojmë votimin elektronik për të parë mënyrën se si implementohet dhe shpejtësinë për të nxjerrë rezultatin padyshim edhe fizibilitetin e një procesi të tillë a është i mundshëm për t’u testuar më pas në të gjithë territorin.

E treta votim online për një pjesë të anëtarësisë së PS. Dhe e katërta, do të kemi edhe votim me postë për një pjesë që jetojnë jashtë territorit. Dhe kjo ëshë një risi e katërt e këtij porcesi votimi.

Duhet ta dimë, që suksesi i këtij procesi është dhe ka një rëndësi të vecantë për ecurinë e gjysmës së dytë të mandatit të dytë dhe është një prej gurëve të themelit për fitoren në qershor 2021.

PS ka nevojnë për një energjizim të ri e hapje me të madhë ndaj shoqërisë.Duhet të rinovojmë mandatet aty ku duhet e të bëjmë ndryshime ku është e nevojshme. nuk quhet e kryer puna jonë me organizimin e partisë, me zgjedhjet e 16 nëntorit. Duhet të thellojmë procesin e barazisë gjinore”, tha Balla

Ju mund të pëlqeni dhe këto