Flower
Flower

Presidentit Vuçiç: “Kosova t’i kërkojë falje Serbisë dhe të heqi taksën”

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka bërë të ditur së fundmi se nuk do të ketë dialog pa hequr Kosova taksën, pasi thotë se serbët nuk lejojnë të poshtërohen.

Sipas “TV Pink”, Vuçiç është shprehur se Kosova duhet të kërkojë falje për dëmin që i ka shkaktuar Serbisë dhe të heqi taksën.

“Nuk ka vazhdim të dialogu pa e hequr taksën. Ne nuk jemi budallenj dhe nuk do të lejojmë të poshtërohemi dhe mashtrohemi. Së pari kërkim falja, pastaj e shohim se sa keni borxh për këtë provokim”, është shprehur Vuçiç mëngjesin e së shtunës.

Ndër të tjera Vuçiç ka komentuar edhe vendimin e opozitës serbe,  e cila nuk ka pranuar që të marrë pjesë në zgjedhjet 19 majit në katër komunat me shumicë serbe në Republikën e Kosovës. Sipas tij me këtë veprim ata e kanë pranuar pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto