Presidenti Thaçi për prestigjozen britanike: “Vuçiç person shumë i vështirë për të bërë dialog”

Prej disa muajsh tashmë, negociatat për dialog mes Serbisë dhe Kosovës janë ndërprerë pasi pala serbe kërkon heqjen e taksës ndaj produkteve të tyre, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj këmbëngul se ajo do të hiqet vetëm kur Serbia ta njohi Kosovën si shtet.

Së fundmi, Presidenti Hashim Thaçi ka folur për “Independent” mbi takimet që ka pasur deri më tani me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Zotëri Vuçiç patjetër ka ndryshuar, kryesisht për shkak se ai ka kaluar kohë të vështira për shkak të gabimeve të tij. Regjimi që ai i përkiste dikur ishte i keq, një regjim që bëri shumë dëm jo vetëm për Kosovën, Bosnjën dhe Kroacinë, por edhe vetë Serbisë. Vuçiç është një person shumë i vështirë për të negociuar, për të bërë dialog. Por unë nuk e kam zgjedhur atë si homologun tim, ai nuk më ka zgjedhur mua si homologun e tij, është realiteti i këtyre dy shteteve sovrane”, ka thënë Thaçi, ndërsa ka komentuar protestat e serbëve kundër Presidentit Vuçiç.

 “Në vitet 1998 dhe ’99, Vuçiç dhe unë ishim në opozitë. Ne fituam, ai humbi. Megjithatë, ai është një udhëheqës legjitim. Liderët në Kosovë dhe Serbi u votuan nga qytetarët. Ne kemi ndryshuar të gjitha në një mënyrë pozitive, ne duhet të evoluojmë. Tani nuk flasim për luftë dhe konflikt, por flasim për arritjen e paqes. Ka pasur demonstrata të fundit në Serbi dhe ekziston rreziku që ata mund të trembin Vuçiç për arritjen e një marrëveshje, por ne nuk shpresojmë. Për fat të keq, gjithmonë do të ketë të tillë që janë kundër paqes”, theksoi ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto