Presidenti Meta takohet me Bill Clinton: “Të bëjmë të pamundurën për t’u garantuar të rinjve ëndrrat dhe shpresat”

Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme i pranishëm në Prishtinë, ku u mbajt ceremonia e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO në Kosovë.

Këtu Meta është takuar me ish presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, i cili kishte ardhur posaçërisht për këtë ditë.

Takimin me Clinton Meta e ka bërë të ditur në Facebook, ku është shprehur se duhet bërë e pamundura për realizimin e ëndrrave të të rinjve.

“Shumë i lumtur të takoja e përshëndesja përzemërsisht qytetarë të Prishtinës e mbarë Kosovës dhe të shkëmbeja me ta urimet më të ngrohta për 20-vjetorin e Çlirimit. Ashtu siç me të drejtë theksoi sot Presidenti Bill Klinton është e domosdoshme të bëjmë të pamundurën, në Shqipëri dhe Kosovë, për t’u garantuar të rinjve realizimin e shpresave dhe ëndrrave, si dhe ndërtimin e së ardhmes së tyre në vendet tona”, shkruan Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto