Flower
Flower

Presidenti Meta apel palëve politike: “Të çelim sa më parë negociatat”

Së fundmi, Presidenti Ilir Meta ka folur për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke iu drejtuar palëve politike për bashkëpunim.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shkruan se vendi ynë nuk duhet të ngelet pas me Maqedoninë Veriore në integrim.

“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!

Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës. Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.

Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!🇦🇱🇪🇺”, shkruan Meta.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto