Presidenti maqedonas kërkoi ndarjen nga Shqipëria për negociatat, reagon Rama: “Çudi”

Së fundmi, presidenti maqedonas, Stevo Pendarvoski, i kërkoi Këshillit Evropian që vendi i tij të ndahet nga Shqipëria për të nisur procesin e hapjes së negociatave.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur reagimi i Ramës. Kryeministri e ka konsideruar të çuditshme këtë kërkesë dhe i kujton atij kontributin e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në zhvillimin demokratik të Maqedonisë.

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat?Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto