“Politika jonë mos të hajë shumë m**”, Manjani shpërthen pas zgjedhjeve në Kosovë

Ditën e djeshme, u mbajtën në Kosovë zgjedhjet e parakoshme. Mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ka reaguar ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ai ka shkruar në Facebook se Shqipëria duhet të mësojë nga Kosova mbi procesin e zhvilluar dhe se “Republika e Shqipërisë është turp e faqja e zezë!”.

Postimi i Manjanit:

Çfarë zgjedhjesh! Çfarë demokracie! Votim, numërim dhe rezultat brenda dit-natës. As zhurmë, as shamata. Kosova zgjedh demokratikisht në një sistem proporcional dhe me lista të hapura. Kosova zgjidh krizën politike me zgjedhje, si çdo komb e edukuar demokratikisht. Kosova, shtet i ri me kufizime absurde deri tek lëvizja e lirë është shembull demokracie! Republika e Shqipërisë është turp e faqja e zezë! Politika të mos hajë më shumë m… (ose të hanë po tu hahet), por të mësojë nga Kosova!

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto