Flower
Flower

“Policia dekonspiroi operacionet e ndërkombëtarëve”, flet Berisha

Në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme është i ftuar ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili ka folur mbi aksionin e fundit policor që çoi në arrestimin e 26 personave.

Për ish-kryeministrin Berisha operacioni i fundit i cilësuar i suksesshëm nga policia është dekonspiruar nga vetë uniformat blu.

“E vërteta është që fundjava mbi të gjitha mund të quhet dekonspirimi i operacioneve ndërkombëtare. Siç e the vetë janë lëshuar 46 urdhër-arresti, por janë arrestuar vetëm 26 vetë pasi të tjerët janë larguar, ata që mbrohen nga politika. Raportet flasin për 5.2 tonelata heroinë po të kthesh opiumin në heroinë. Mos harro se lëvizin 5 tonelata heroinë për 2 apo 3 fshatarë, ata kanë një proteksion të madh shumë. 5.2 tonelata heroinë janë një sasi e madhe për europën. Partnerët nuk dështua, ata e kapën drogën, por nuk u kapën bosin. U kapën fshatarët, një punonjës zjarrfikësish në Shkodër dhe një biznesmen turk. Aksioni është dekonspiruar nga policia. Kupola politike e kësaj sasie kolosale u njoftua për këtë. Droga i përkiste një kupole të lartë”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto