“Po vaksinojmë pa dashur t’ia dimë kë votojnë”, deklarata e Ramës: “Nuk e bëjmë dot një fushatë si njerëz të përgjegjshëm?”

Kryeministri Edi Rama ka treguar se qeveria e tij ka siguruar vaksinat anti-Covid, duke shtuar se të gjithë pa dallim preference politike janë duke marrë dozat e vaksinës. Teksa ka qenë në një aktivitet politik në Bilisht, Rama ka shtuar se opozita sipas tij po shkakton injektim masiv.

“Po vaksinojmë pa dallim pa dashur t’ja dimë fare me kë janë dhe për kë votojnë. Nuk mund nga njëra anë të vaksinojmë dhe nga tjetra të injektojmë. Shikoni numrat e infektimeve dhe jetët e humbura në Kosovë. Shikoni në Malin e Zi, ku deri para zgjedhjeve situata dukej rozë. Kujt i duhet? Për çfarë? Nuk e bëjmë dot një fushatë si njerëz të përgjegjshëm? Si njerëz që në radhë të parë jemi shqiptarë dhe më pas demokratë e socialistë? Si u bëkemi ne lolo? Kjo është e tmerrshme. Është e rëndë që kemi përballë një opozitë, që sapo ndodh gjithçka, bëhet me të keqen kundër zgjidhjes”, tha Rama.

“Është ulur importi sepse prodhimet vendase kanë më shumë hapsirë në tregun e brendshëm. Ka akoma fermerë që i hedhin mollët, por zgjidhja halucinante që propozon profesor Edmond Spaho është pikërisht një aryse pse duhet refuzuar. Është idioteske. Do mbyllen doganat sa të shisni ju prodhimet. Tallëse! Do heqim traun sa të kaloni ju, thonë nga veriu. Me se do ta bëjnë? Apo me sapun? Kush ta hajë, le ta hajë. Pse ku jemi këtu? Në mes të luftës, duke u kacafytur me virusin, ndërkohë që vendet e tjera mbyllen, ne tani rrimë dhe infektojmë njëri-tjetrin për çudira që do ndodhim. Firmosim marrëveshje rrugëve që nuk i duhen as dreqit. Çdo shqiptar i mërzitur sot ka të drejtë. Ka të drejtë që do më shumë.

Si jepet më shumë? Me Vehbiun, apo me Suden? Jepet më shumë me punë. Si do e fusin Shqipërinë në BE? Me se do ta fusim. Ta mendosh që ka njerëz që u besojnë verbërisht. Më 25 prill nuk diskutohet kush fiton. Se fiton PS, kjo nuk diskutohet! Problemi është si fitohen luftrat, si shkohet nga këtu atje? Deri dje duhet të kalojë gropat, sot ka një bulevard, kush e bëri këtë? Janë bërë të gjitha me vizion dhe me punë. Me këmbëngulje dhe durim të madh”, shtoi Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto