“Po tallet me shqiptarët, është turp”, deputeti Ralf Gjoni sulmon ambasadorin e Britanisë së Madhe

Deputeti Ralf Gjoni ka sulmuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë për deklaratat që ai ka bërë për integrimin e Shqipërisë, duke thënë se ambasadori është “shok i Lulit dhe Monës”.

Në foltoren e Kuvendit, Ralf Gjoni u shpreh se deklaratat e diplomatit britanik janë tallje me shqiptarët sepse Britania e Madhe nuk mund të japi leksione integrimi kur ka dalë nga BE.

Deputeti Ralf Gjoni

“Diletantizimi diplomatik ka penetruar dhe në gjirin e diplomacive ndërkombëtare perëndimore, dhe po i fryn tullumbaces së kësaj fabule imagjinare të integrimit europian. Kulmi i talljes është Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Ambasdori britanik, shoku i Lulit dhe Monës, del lart e poshtë dhe flet për integrimin e Shqipërisë. Vendi që ka minuar nga brenda ecurinë e projektit europian, përfaqësuesi i këtij vendi sot tallet me shqiptarët. Deri dje tallej me këtë parlament se ne këtu na konsideronte ilegjitim, por është turp sepse sepse ju garnatoj shqiptarë që Berlini dhe Parisi, vënë duart në kokë teksa shohin që ambasadori i Londrës mbështet kauzën e integrimit”, tha deputeti Gjoni.

Ju mund të pëlqeni dhe këto