Flower
Flower

“Po rrezikohet lëvizja e shqiptarëve, Rama fajtor”, ish presidenti Nishani jep alarmin

Ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se momentalisht Shqipëria ka institucionet më të dobëta ndonjëherë sepse kri.mi i organizuar dhe korrupsioni janë pjesë e poitikës.

“Degradimi i një ekuilibri në mes funksioneve të institucioneve që veprojnë në Shqipëri, shtetin shqiptar e ka cuar drejt një krize të madhe institucionale, politike dhe ekonomike, të cilen asnjëherë nuk e ka pasur deri me tani. Ndërsa, çdo nënvlerësim i përgjegjësisë mund të sjellë situata të rrezikshme”, është shprehur Nishani në një intervistë për “Kosovapress”.

Sipas Nishanit, për ta kapërcyer këtë situatë duhet që gjërat të merren më me shumë seriozistet sepse neglizhencat mund të sjellin përplasje mes qytetarëve dhe politikës.

Ai thotë se integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian është bllokuar. Ndërkohë, fajtor kryesor për këtë e bënë politikën aktuale të Shqipërisë të udhëhequr nga Edi Rama. Nishani ka shtuar se kjo klasë politike është duke e rrezikuar edhe lëvizjen  e lirë të popullit shqiptar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto