Flower
Flower

“Po na nxijnë fytyrën”, Rama bën mbledhjen urgjente pas arrestimit të dy ish-deputetëve të PS

Arrestimet e fundit që janë bërë nga policia, ku kujtojmë ditën e djeshme prangosjen e dy ish-deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, e kanë shqetësuar kryeministrin Edi Rama.

Ditën e sotme, në mbledhjen e grupit të PS, Rama ka folur ashpër për të korruptuarit dhe personat që kanë dështuar në drejtimin e institucioneve publike.

“Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”, është shprehur kryeministri.

Ndërkohë, mësohet se Rama ka urdhëruar mbledhje urgjente kryesie pasditen e nesërme dhe pas saj do të ketë mbledhje të grupit parlamentar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto