Flower
Flower

Plot 7900 persona ngelen pa punë nga mbyllja e basteve, ministri Ahmetaj propozon këtë zgjidhje

Ditën e sotme, Komisioni i Ekonomisë është duke diskutuar mbi projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, është shprehur se personat që do të ngelen pa punë, do të punësohen nëpërmjet zgjerimit të ekonomisë. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, është shprehur se operatorët e basteve kanë refuzuar ligjin dhe janë ndërgjegjësuar tani.

Evis Kushi: Mbyllen 7900 vende pune me mbylljen e lojërave të fatit. Pra kemi një plan për këta njerëz. A ka një plan të strukturuar për këta njerëz apo ata do shkojnë thjesht tek zyra e punës.

Arben Ahmetaj: Nga 40 kompani bastesh që ishin, sot janë vetëm 20 të cilat paguajnë më shumë. Disa kompani po bëjnë reklamë kundër ligjit. Disa kompanive u kemi hequr licencën. Dy fushata trajnimi për ata që mbeten pa punë. Ka shumë programe punësimi dhe sociale, por një pjesë e mirë e të punësuarve në këtë sektor do gjejnë punë me zgjerimin e ekonomisë. Po behët zgjerim ekonomik në disa sektorë.

Erjon Brace: Lojërat e fatit sollën shumë probleme sociale. Operatorët e basteve kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe janë ndërgjegjësuar tani. Ligji thjesht zbatohet. Kush ka refuzuar zbatimin e ligjit do përballet me të. Është shfrytëzuar varësia nga lojërat e fatit. Amendamentet që miratojmë sot i japin fund aktiviteteve të lojërave të fatit. Në vendet e zhvilluara bstet janë monopol i shtetit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto