Plas në Kuvend/ Deputetja voton 5 fletë votimi, Ruçi: “E konstatova vet, do vërtetohet nga komisioni”

Sot pritet që deputetët të votojnë në Kuvend mbi ndryshimet kushtetuese, lidhur me hapjen e listave dhe me heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Deputeti Halit Valteri ka bërë një denoncim të fortë. Pasi ka marrë fjalën nga vendi, ai ka denoncuar kolegen e tij se ka votuar disa herë.

Valteri i ka kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të marri masa mbi këtë situatë. “Një deputete ka votuar 5 fletë votimi. Ju lutem merrni masa”, tha Valteri.

Denoncimin e tij e ka përkrahur edhe Gramoz Ruçi. “Është e drejtë, e konstatova dhe unë. Do vërtetohet nga Komisioni Përkatës”, tha Ruçi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto