“Planifikuam ç’do bëjmë bashkë në Ballkan”, ministri turk zbulon detajet nga takimi me Ramën

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, në fjalën e tij gjatë ceremonisë “1000 puse për 1000 martirë”, ka folur për ndihmën që shteti turk i ka dhënë vendeve të tjera.

Ai ka marrë shembull Shqipërinë dhe u shpreh se gjatë vizitës së Ramës në Ankara, Turqia tregoi se si ndihmohet një popull vëlla si ai shqiptar. Gjithashtu, ai u shpreh se kanë bërë plane të përbashkëta me Ramën mbi atë që do bëjnë në Ballkan.

Besojeni, ne nuk jemi një popull i vetmuar në këtë botë. Në pika të ndryshme të globit ka popuj që luten për neve sepse ne u kemi zgjatur tyre dorën e ndihmës. Nëse do të ishim mashtruar nga pasuria jonë dhe nuk do t’i kishim ndihmuar ata nuk do të mund ta kishim kaluar provimin nga Zoti. Pasuria nuk na llastoi.

Së fundmi, kryeministri shqiptar ishte në Turqi dhe së bashku folëm mbi mënyrën se si Turqia është duke ndihmuar atje vëllezërit shqiptarë. Planifikuam bashkë se çfarë do të bëjmë në Ballkan”, tha ndër të tjera Soylu.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto