Pezullimi i fluturimeve/ Basha i përgjigjet Ramës: “Ndalo kërcënimet, i vetmi përgjegjës je ti”

Kryeministri Edi Rama shpërtheu në akuza ndaj opozitës, të cilët i konsideroi si organizatorë të protestës së kontrollorëve dhe pezullimit të fluturimeve tek aeroporti i Rinasit.

Pas deklaratës së Ramës, ka reaguar Lulzim Basha. Kryedemokrati i bën thirrje Ramës të ndali kërcënimet, ndërsa shprehet se vet Rama qëndron pas kësaj proteste.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, shkruan Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto