Pezullimi i fluturimeve/ Balluku: “Ky është grusht shteti, President reago! Vaksinat nuk do vijnë dot”

Ministrja Belinda Balluku në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se për shkak të bllokimit të fluturimeve ajrore në aeroportin e Rinasit, sot nuk do të vijnë dot vaksinat.

Ajo u shpreh se punonjësit e aeroportit kanë futur në kolaps sistemin. Balluku i ka bërë apel presidentit Meta që të shprehet publikisht për këtë situatë.

“Albcontrol ofron shërbim esencial dhe është e vetmja kompani që e ofron në kushtet e monopolit. Kështu që kodi i punës ka të sanksionuar qartë që greva nuk mund të ushtrohet në kushtet e rëndësisë jetike. Në pikën ç të nenit; janë shërbimet e kontrollit të trafikut ajror që ndalohen me Kod Pune. Është 197/5 tek Kodi i Punës. Pavarësisht se kanë zgjedhur këtë mënyrë kjo është grevë ilegale. Sepse janë deklaruar që të gjithë në të njëjtin moment, kanë shkuar me të njëjtat letra dhe me të njëjtin arsyetim. Kanë deklaruar paaftësi duke e futur në kolaps sistemin. Ka pasur interes nga politika. Kam ndjekur Sali Berishën, i cili ka ekzaltim sesi do të mbyllet aeroporti dhe sesi nuk do fluturojë asnjë persona. Unë e kuptoj Berishën sepse është moment fushate. Sot në Rinas nuk do të vijnë dot vaksina.

Sot për të nxirë faqen e Shqipërisë por ndodh edhe diçka tjetër. Nëse dikush është i sëmurë nuk kthehet dot sepse kontrollorët janë shumë të mërzitur sepse paga e tyre është vetëm 2 mijë dollarë. Sot dikush që ka ndërruar jetë jashtë nuk kthehet dot sepse kështu do Sali Berisha. Për të mos folur për dezinformimet. Do t’i kërkoja presidentit të Republikës që ka kërkuar informacion nga Albcontrol, që të shprehet sot publikisht për këtë situatë. A mundet shteti që të konpensojë kontrollorët e trafikut ajror kur nuk ka pasur kurrë involvim të kësaj ndërmarrje. A mundet shteti të kapet peng nga një grup njerëzish që kërkojnë të marrin secili prej tyre 15 rroga sa merr një shqiptar? Pra 4400 dollarë për një person, do të ishin njësoj sa një shqiptar. Po 60 vetë jemi ne kishte thënë njëri dje, nuk u bë nami. Jo, sepse do të merrte sa një shqiptar. Ky është grusht shteti. A duhet të kapet vendi peng?”, tha Balluku e revoltuar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto