Përkujton babain e saj, Rudina me fjalë të mëdha për Azem Hajdarin: “Mbetet frymëzimi më i madh”

Në 21 vjetorin e vrasjes së babait të saj, Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka zgjedhur që të flasi si një politikane dhe jo si vajza e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se figura e Azem Hajdarit mbetet frymëzimi më i madh i besimit tek sistemi i drejtësisë.

Postimi i Rudina Hajdarit:

Sot, pas 21 vitesh, krizat e ndryshme kanë mbërthyer e nuk janë të zgjidhura për shoqërinë dhe shtetin tonë, mbi faktin se sa të lirë e sa të sigurt jemi nga shteti ligjor.

Fatkeqësisht, shumë pak avantazhe dhe të drejta kanë arritur shqiptarët nga ky tranzicion i vështirë dhe nga paqëndrueshmëria politike.

Edhe pse konteksti historik është i ndryshëm, unë mendoj se figura e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore dhe heroit të fjalës së lirë, mbetet frymëzimi më i madh i besimit tek sistemi i demokracisë.

Të rinjtë, por jo vetëm, akoma e kanë në dorë rrugën e drejtë dhe të duhur për të vendosur një shoqëri që nuk i cënohen të drejtat dhe mbrohen në mënyrë të barabartë përpara shtetit të së drejtës dhe i garantohen të gjitha mundësitë që gëzojnë vendet e familjes Evropiane

Ju mund të pëlqeni dhe këto