Përfaqësuesi i MAS: “Fajin për këtë situatë e kanë studentët vet…”

Përpara se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, të dilte në një konferencë për shtyp dhe të deklaronte se do të hiqej tarifa e provimeve të mbartura, Redi Shtino, këshilltar në Ministrinë e Arsimit, ka bërë një deklaratë të papritur në “Wake Up”.

Ai është shprehur se shkaktarë të këtij vendimi që u morr fillimisht nga ministria ishin vet studentët sepse kanë krijuar kosto shtesë për universitetet.

“Shkaktarë në masë të këtij vendimi janë vetë studentët, që me provimet e tyre të mbartura kanë krijuar kosto shtesë për universitetet, duke u paraqitur në një provim aq shumë herë sa kanë krijuar një situatë të papranueshme për Institucionet e Arsimit të Lartë, të cilat më vonë vendosën që të mos e tolerojnë fenomenin. Këto janë statistikat që parashikojnë IAL-të dhe për rrjedhojë erdhi dhe VKM-ja.Politika e administrimit publik bazohet mbi parime bazë të së drejtës publike dhe të së drejtës administrative dhe parashikojnë që kush shkakton një kosto shtesë duhet të paguajë për to”, u shpreh Shtino.

Ju mund të pëlqeni dhe këto