Flower
Flower

“Përbuzeni karikaturën Lleshaj, Rama mënxyra e Shqipërisë”, shpërthimi i Petrit Vasilit ndaj qeverisë

Ish deputeti i LSI, Petrit Vasili, ka bërë një reagim shumë revoltues ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryeministrit Edi Rama, i cili sipas Vasilit është fajtori për të gjitha problemet në vend.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Vasili e cilëson Lleshajn si një karikaturë, ndërsa për Ramën thotë se është mënxyra e Shqipërisë dhe i ngjallet neveri sa herë lexon ato çfarë shkruan Kryeministri.

Statusi i Vasilit:

Përbuzeni Karikaturën Lleshaj, Edi Rama është mynxyra e Shqipërisë!!
Edi Rama është mynxyra dhe përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit të vendit, kriminalizimit të qeverisjes, tensionit ekstrem social, kapjes së shtetit dhe varfërisë ekstreme.
Edi Rama është mynxyra dhe përgjegjësi i vetëm për shkatërrimin e drejtësisë largimin masiv të shqiptarëve, rrezikut të rikthimit të vizave, kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës.
Sa për këtë karikaturën, që drejton ministrinë e brendshme ky është thjesht një individ i vetofruar për të bërë rolin e llafazanit për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësi kryesor dhe i vetëm që është Edi Rama.

Ky ministër i brendshëm karikaturë që s’di ç’flet, që grabitësit e Aeroportit nuk i kap dot, që 10 milionë eurot nuk i gjen dot se sipas tij edhe mund të jenë djegur, pra grabitësit i vodhën paratë që të ngroheshin në vend të druve, që në mëngjes thotë u cenua siguria kombëtare dhe në drekë thotë jo, që s’gjen dot si u vra një nga grabitësit, që thotë se banda mori grabitje shkatërrimtare dhe as bandën e as paratë nuk i kap dot, kjo karikaturë meriton veç përçmim dhe neveri. Ndaj mos u merrni me këtë karikaturë ministër. Mynxyra e shqiptarëve ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. Ministrin Karikaturë lëreni ta mbyllë me turp dhe llum jetën e vet si gjenerali papagall, që erdhi dhe iku vetëm duke lexuar idiotësirat, që i shkruan Edi Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto